Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti ka pësuar shembje, duke u rrëzuar nga shkallët.Lajmi qarkulloi dje në media përmes një postimi në facebook nga profesori Përparim Kabo. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Kabo i bënte thirrje shtetit që të ndihmonte aktoren.
Por pas deklaratës së tij ka reaguar menjëherë ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka ofruar ndihmën e saj.
Këtë gjë e bën sërish të ditur Përparim Kabo nëpërmjet një tjetër postimi.
”Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saj…”- shkruan profesor Kabo.



















