KreuCelebrity

Një dedikim romantik, por Erioni ngatërron vitin e lindjes në urimin për të shoqen!

Erion Isai është ndër ata personazhe, profilet e të cilëve janë të mbushur me foto familjare. Përkrahë bashkëshortes dhe vajzës së tyre të vogël, aktori preferon jo rrallëherë të ndajë me ndjekësit momentet më të dashura për të dhe familjen, ndërsa këtë radhë ka sjellë një version krejt ndryshe të tij. Me plot fjalë të ëmbla e romantike, Erioni i ka uruar ditëlindjen partneres.

A post shared by Erion Isai (@erion_isai)

“Nuk më duhet një ditë e shënuar të ta them se të dua, por nuk më mjaftojnë as 36 shkronja të ta shpreh si të dua”, e ka nisur kështu Isai dedikimin për të shoqen, e menjëherë pas kësaj fraze romantike, sheh të shkruar diçka krejt tjetër plot humor. “Vërtetë e ngatërroj vitin tënd të lindjes, ’90 apo ’92 (dhe tani s’jam i sigurt cili është), por ti je e vogla në përkëdhelje dhe e madhja në fuqinë e familjes tonë”, ka vijuar edhe më tej Erioni. Mesa duket, diferenca prej dy vitesh ka qenë e vështirë të memorizohet nga aktori i humorit, i cili njihet për batutat e tij të herë pas hershme.

A post shared by Erion Isai (@erion_isai)

“Thjesht të duam. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka përfunduar Isai, ndërsa nuk ka munguar komenti i së shoqes: “Dashuria ime”. Edhe pse pa lënë mënjanë notat komike, Erioni nuk i ka kursyer fjalët romantike për një rast të tillë. Dedikim i ëmbël, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF