KreuCelebrity

Nuk do ta besoni si i ka patur dhëmbët Dafina Zeqiri!

Jo gjithmonë fëmijët ruajnë në mënyrë të përpiktë tiparet në rritje e sipër, e shpesh herë bëhet ky shkak që të mos i njohim personazhet e njohur. Nga ana tjetër, nuk kanë qenë të paktë të famshmit që janë rikthyer pas në kohë me fotot e fëmijërisë, por edhe rinisë, duke na zbuluar më shumë nga jeta e tyre. Kështu ka vendosur të bëjë edhe një nga këngëtaret shqiptare, që mesa duket është ndjerë nostalgjike edhe për shkak të largësisë.

Dafina Zeqiri ka postuar në My Story një foto në moshë fare të vogël, e ky ndoshta nuk është  rikthimi më i bukur në kohë për të. “Super kthim pas”, shkruan Dafina, duke theksuar një tjetër detaj në foto. “Njëherë e një kohë kam patur hapësirë mes dhëmbëve”, ka shkruar edhe më tej Zeqiri, ndërsa kjo dallohet qartazi në buzëqeshjen e artistes.


Me flokët e prera shkurt, nuk mund të themi se Duffye ka pësuar ndryshime rrënjësore. Megjithatë, nëse nuk e sheh me vëmendje, vështirë se njihet menjëherë, apo jo?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF