Me siguri prisni që princi George të kërkojë një mal me dhurata këtë Krishtlindje, apo jo?
Edhe dy male të kërkonte, dihet që familja e tij ka çdo mundësi, për t’i plotësuar çdo dëshirë a tekë mbretërore.
Megjithatë, sipas letrës që vogëlushi George shkroi këtë vit për Babagjyshin, letër që vetë princi William ia dorëzoi kreut të Polit të Veriut, ai kërkon vetëm një gjë: një makinë policie.
Duhet thënë që princi kishte mundësi të kërkonte deri në 5 dhurata, por George qenka më i përulur se ç’tregon titulli i tij.
Në rreshtin e mesëm të letrës, princi George shkroi vetë “Makinë policie”, dhe në fund të saj nënshkroi: “Me dashuri, George”. A s’është i mirë?
Princi William e mori me vete letrën, në vizitën e tij në Finlandë, dhe ia dorëzoi personalisht Babagjyshit.
Nuk dihet se çfarë përmban lista e princeshës Charlotte, por duhet të jetë diçka po aq e adhurueshme!
Në këtë kohë, vitin e ardhshëm, dy fëmijët mbretërorë do të jenë duke festuar edhe me një vëlla apo motër!



















