Ilda Bejleri është një ndër femrat më seksi të gazetarisë sportive shqiptare, dhe meshkujt shqiptarë kanë qenë gjithmonë fansa të saj, jo vetëm për bukurinë, por edhe për personalitetin karizmatik e të qeshur të moderatores.
E ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Ilda Bejleri është pyetur mbi jetën e saj personale dhe profesionale, dhe padyshim, nuk ka munguar edhe një pyetje me spec që përfshin fushën ku Ilda tashmë është përfshirë prej kohësh: futbolli.
E pyetur se cilin futbollist shqiptar ajo cilëson si më simpatikun, bukuroshja ka pasur dy përgjigjje për të dhënë.
I pari futbollist që Ilda përmendi është Eros Grezda i kombëtares shqiptare, një prurje e re në skuadër, si mesfushor.
Emri i dytë i përmendur nga Ilda, kësaj here një futbollist shqiptar jashtë kufinjve, është Jurgen Gjasula. Ai luan për skuadrën gjermane Greuther Fürth.
Të dy futbollistët janë cilësuar me pamje e fizik modeli nga bukuroshja, dhe duhet thënë që ka të drejtë në përzgjedhjen e saj!
Krahas këtyre pyetjeve, Ilda është pyetur edhe mbi fotot dhe imazhin e saj seksi në sytë e publikut shqiptar, dhe nëse ka rezerva familja e saj në lidhje me këtë gjë. Por Ilda ka treguar se nuk është aspak rasti i tillë, madje në reklamën e saj për Digitalb Shën Valentinin e kaluar, inspiruar nga “50 shades of Grey”, vëllai i saj, balerin në Gjermani, nuk e kishte kundërshtuar këtë vendim të Ildës.