Një javë më parë, Chrissy Teigen lajmëroi me anë të një videoje të adhurueshme në Instagram, që ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Nuk dihet ende gjinia e fëmijës, por padyshim që ajo dhe bashkëshorti John Legend duhet të jenë shumë të lumtur!
Çifti është paraqitur në një event të muzeut Smithsonian, ku Chrissy kishte veshur një fustan Lanvin, kombinuar me aksesorë të zgjedhur, por ajo çfarë ka rënë më tepër në sy, ka qenë figura më e mbushur e Chrissy-t, dhe jo vetëm nga shtatzënia.
Modelja shfaqet me disa kilogramë më tepër në shtatzëninë e dytë, se sa në të parën (ilustruar lart), megjithëse duket sërish fantastike.
Epo, shtatzënia s’është punë e lehtë!
Kemi besim se Chrissy do t’i rikthehet formave fantastike trupore shumë shpejt, pasi të lindë fëmijën e saj të dytë. Modelja duhet të bëhet gati, nëse ka dëshirë të marrë pjesë në sfilatën e Victoria’s Secret për vitin e ardhshëm!