Ah, bukuria e të qenit modele. Jo thjesht një modele, por një ndër modelet më të njohura të botës, lindur në familje modelesh.
Bella Hadid i ka pasur të gjitha gjatë jetës, dhe sidomos linjat perfekte! Mbase prandaj e kompeson me zemërthyerjet në dashuri (khë-The Weeknd-khë), por kjo nuk ka rëndësi tani. Për më tepër, si mund t’i thyhet zemra një bukurosheje të tillë?
Kësaj here, Bella ka habitur me një fustan të kuq lëkure, shumë të ngushtë, dhe mjaft miklues në pjesën e gjoksit. Përveç këtyre cilësive, fustani është edhe tejet i çarë në pjesën e këmbëve, dhe Bella ka zgjedhur ta kombinojë me një palë sandale të zeza.
Ky ka qenë look-u i modeles seksi për party-n e Victoria’s Secret në Nju Jork, pasi modelet u kthyen nga udhëtimi në Shanghai. Shpresojmë t’ia kenë kaluar bukur aty të paktën, me që festa në Shanghai u mbyll nga policia.
Tani, përpiquni ta imagjinoni veten me atë fustan seksi! Duhet të punoni më fort në palestër, apo jo?