KreuCelebrity

4 vjet pa Paul Walker, Vin Diesel përlot me dedikimin e tij

4 vjet pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit Paul Walker, miku i tij i ngushtë Vin Diesel e kujton përmes një postimi në instagram, më një dedikim që përlot këdo, jo vetëm fansat e tij.

“Nuk ka rëndësi se ku je, nëse je një çerek milje larg apo gjysëm rruge larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh familja ime”- shkruan Vin Diesel.

Një nga personat që e përjetoi më shume vdekjen e Walker ishte miku i tij në jetë dhe në skenë, Vin Diesel, protagonist i “Fast and Furious”.

Ylli botëror humbi jetën në një aksident të rëndë për shkak të shpejtësisë së tepërt më 30 nëntor të 2013-ës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF