KreuCelebrity

Në dilemë për drekën? Hueyda jep recetën e saj për këtë të premte!

E kemi parë shumë aktive së fundmi në ekran, si e ftuar në pothuajse çdo emision në kanale të ndryshme televizive, e tashmë, pas shumë kohësh, kemi dëgjuar jo pak nga Hueyda. El Saied ka qenë e ftuara e sotme në “Kush Vjen për Drekë”, ku dhe e pamë në një rol krejt tjetër, atë të kuzhinieres. Hueyda ka rrëfyer se i pëlqen gatimi dhe nuk janë të rralla rastet kur gjendet në kuzhinë, vetëm se ka diçka që e veçon nga të apasionuarit pas kuzhinës.


“Nuk mund të them se di të gatuaj. Nuk them dot që më duhet kaq apo aq për të gatuar diçka të caktuar. Më pëlqen më shumë të krijoj,  se nuk kam rregulla. Si në pikturë, edhe në kuzhinë shkoj më shumë pas ndjesive”, ka thënë El Saied, ndërsa ka zbuluar pak dhe nga preferencat e saj. Ajo ka rrëfyer se i pëlqen pula si bazë në pjatë, ashtu sikurse preferon edhe një lloj supe tajlandeze në veçanti, ku nuk mund të mungojë qumështi i arës së kokosit.

Por, për emisionin “Kush Vjen për Drekë” Hueyda ka zgjedhur të gatuajë role pule, e për këtë nuk i janë dashur shumë produkte. Fileto pule, djath pice, proshutë, vezë, miell, galetë, piper, kripë – kaq i është nevojitur El Saied për të realizuar një drekë të thjeshtë e pa shumë mundime. Proshuta dhe djathi janë vendosur brenda filetos, që fillimisht është marinuar me kripë e piper. Më pas, roletë janë lyer me miell, vezë e galetë, për t’u lidhur më pas e për t’u vënë në furrë në 180° për pak minuta. Jo keq për një drekë të shpejtë, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF