Nuk duket e largët koha kur West Side Family ishte një ndër grupet më në zë të muzikës, ashtu sikurse këngët e tyre mbahen mend sikur t’i kishim dëgjuar dje. Edhe pse për një kohë të gjatë djemtë vazhduan të sillnin herë pas here të tjera hite, gjithçka përfundoi me ndarjen e Dr. Florit nga jeta. Por, Landi nuk lë rast pa kujtuar kohën që kanë kaluar bashkë.
Në një foto të ndarë në My Story, Hysi ka treguar disa nga revistat e albumet në CD të West Side Family, si dhe artikuj të shkruar në gazeta për grupin. Në cep të imazhit sheh edhe një kasetë të vogël, ndërsa “Trendy” nuk është më në treg, ashtu sikurse posterat e grupit nuk i sheh më në rrugë. Me pak fjalë, shumëçka ka ndryshuar, edhe pse koha kur WSF ishte në kulmin e suksesit nuk është dhe aq e largët.
Personazheve të famshëm iu pëlqen të kujtojnë të kaluarën, por Landi duket se ka sjellë versionin më origjinal të rikthimit pas në kohë. Ndërsa duket, se gjithçka është ruajtur me kujdes sikur të mos kishin kaluar vite…!