Ka qenë situatë e rënduar dje dhe sot në Shqipëri, për shkak të reshjeve të shumta që përfshinë zona të tëra të vendit. Pjesa qendrore ka qenë nga zonat më të prekura nga reshjet, me rrallëherë stabilizim të tyre. Sipas raportimeve, situata paraqitet mjaft rëndë sidomos në Fushë-Krujë, ku ka pasur përmbytje nga reshjet e dendura.
Artistja Eranda Libohova ka pasur fatin e keq të gjendet në këtë situatë, siç rrëfen në Instagramin e saj. Ajo tregon se ishte duke u nisur drejt Prishtinës, për të fluturar më pas në Zyrih, por uji nga reshjet ka ndërhyrë në planet e saj, dhe i ka rrezikuar jetën.
Fatmirësisht, Eranda, së bashku me artistë të tjerë si Kastriot Tusha, Kejsi Tola, dhe Zeqir Sulkuqi, janë shpëtuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, siç tregon këngëtarja në Instagramin e saj.
https://www.instagram.com/p/BcLC6A6A63h/?taken-by=erandalibohova
“Si fillim jam shendoshe e mire..Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken…u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq .Falenderoj FNSH(forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi ..kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe -Kruje.” – shkruan ajo.
Nuk mund ta imagjinojmë tmerrin e kaluar nga Eranda në atë situatë të vështirë, por na vjen mirë që asgjë e keqe nuk ka ndodhur.
Ndërkaq, ngelemi në pritje të normalizimit të situatës, pasi reshje të tilla po bllokojnë qytete të tëra nën përmbytjet e tyre.



















