KreuCelebrity

Olta Daku ka ditëlindjen sot, dhe urimet për të nuk kanë të mbaruar!

Një aktore unike, veçantia e së cilës shtohet më shumë, po të kujtojmë edhe prapaskenën si mexosoprane të saj. E admirueshmja Olta Daku sot ka ditëlindjen, dhe bashkë me të feston i gjithë arti shqiptar!

Muri i Facebook-ut të Oltës është dëshmi e gjallë e kësaj, me urime nga emra të shquar të botës së artit, që urojnë mikeshën e tyre të dashur.

Jo me një mesazh të thjeshtë e indiferent “Edhe 100!”, jo, jo, por me mesazhe të mirëmenduara e plot dashuri, që na bëjnë disi ziliqarë madje.

Bashkë me urimet dhe dashurinë e miqve artistë të Oltës, shpalosen edhe projektet artistike të saj, treguar në foto, zgjedhur me kujdes nga uruesi apo uruesja.

Rezultate imazhesh për olta daku

Kemi aktoren dhe regjisoren Rovena Lule që e uron në profilin e saj, ndërsa e shoqëron urimin me një foto të Oltës, në shfaqjen “Gruaja në dritare”, me regji të vetë Rovenës.

Nuk mungon as aktorja Adelina Muça që e uron, me një mesazh të ndjerë dhe një foto të dy artistëve, në shfaqjen “Familja Tot”, pjesë që i fitoi Adelinës titullin “Aktorja e Vitit” në çmimet “Kult” 2017.

Po ashtu, bie në sy edhe urimi i kostumografes Berina Kokona, e cila ndan në profilin e Oltës një foto të dy mikeshave, ku Olta është duke i dhuruar një puthje Rovena Lules.

Edhe Olta Gixhari ka marrë pjesë në urimet ndaj Oltës, por me një foto ku e ku më gazmore dhe “në brendësi” të shoqërisë së tyre, ku Olta (dhe Olta) shfaqen plotësisht të lirshme dhe të qeshura. “Edhe 100 shpirt!” – i shkruan Olta adashes së saj.

Në këtë lumë urimesh nga kolege dhe mike femra, merr pjesë edhe aktori Lulzim Zeqja, duke uruar për Oltën, por edhe për veten e tij, që buzëqeshja e saj t’i shoqërojë gjithnjë.

Ç’mund të themi, përveçse lum Olta për shoqet dhe shokët që ka, dhe lum ne për një artiste si Olta! Edhe 100, Olta Daku, dhe një jetë plot lumturi për ty!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF