E ftuar në emisionin “Top Show Magazinë” në Top Channel këngëtarja Yllka Kuqi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies dhe dashurisë së saj 17 vjeçare me partnerin.
Në fillim, dashuria nisi me letra, pastaj me mesazhe, me mail-e e deri sot, kur ata të dy janë si një person i vetëm:
“Nuk është si në fillim, kur akoma nuk je afruar shpirtërisht me partnerin. Me vitet, afrohesh aq shumë saqë ndihesh njësh me atë dhe për atë arsye, ndoshta nuk i dërgon mesazh, se e llogarit si pjesë tënden, e llogarit që gjithmonë është me ty. Por kjo nuk do të thotë që dashuria humb, zbehet…” – rrëfen Yllka duke shtuar se ajo dashurinë e mban gjithmonë të freskët.
E pyetur se çfarë mesazhi do i çontë ndërsa ishte në transmetim ajo tha: “A po dukna mirë loqkë?.
Këngëtarja Yllka Kuqi ishte e ftuar në Top show Magazine, për të promovuar klipin e saj të ri “Fale”, një këngë e cila i kushtohet dashurisë së dy partnerëve që kanë nevojë të falin.
“E kam falur zemrën dhe jam ok” – tha Yllka, duke theksuar se kënga ishte ajo përmes së cilës ajo dërgonte një mesazh ndjese.
Duke folur për kontekstin e këngës, ajo zbuloi më shumë rreth dashurisë së saj të gjatë, të cilën përpiqet ta ruajë gjithmonë të freskët, qoftë edhe ndryshuar ngjyrën e flokëve, siç tha ajo me humor.



















