KreuCelebrity

Teigen provon dhe një herë origjinalitetin, ja festa luksoze e ditëlindjes së saj!

Chrissy Teigen ka festuar dje 32-vjetorin, e gjërat nuk mund të vinin aq thjeshtë për modelen. Një skenë e improvizuar udhëtimi ajror, ka qenë kjo tema e ditës speciale së Teigen. Me vajzat e veshura si stjuardesa, nuk mungonin të ftuarit VIP në eventin e Chrissy-t.


Kim Kardashian, e shoqëruar nga Kanye West ka shkëlqyer ndër të ftuarit. E veshur me bezhë dhe me flokët e fryrë bjonde, Kim ka hedhur plot foto e video me bashkëshortin në rrjetet sociale. Si për të mos mjaftuar ambienti i konceptuar sipas dëshirës së Teigen, ka patur edhe revista të vjetra për të lexuar të ftuarit.


Chrissy ka organizuar edhe një lojë, ku fitues ka dalë Kanye West. Kriss Jenner nuk ka munguar në festë, ndërsa gjithçka është përshkruar si përrallore. Teigen mbetet Teigen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF