Nevina Shtylla nisi zyrtarisht sezonin e ri të “Jo Vetëm Modë” në televizionin Klan, e kjo nuk ishte e gjitha. Sëbashku me Ariola Shehun, Ardit Gjebrea vendosi që vajzat të ishin dy nga prezantueset e tjera të tre netëve finale në “Kënga Magjike” për këtë vit. Duke marrë parasysh këto aktivitete të fundit, Nevina nuk e ka pritur aspak mirë shkrimin e “Panorama”. Arsyeja?
Një nga gjërat kryesore që gazeta ma memorizuar ka qenë pjesëmarrja e Nevinës në skenat e nxehta të filmit “Ti mund të më quash Xhon”, detaj që është cilësuar disa herë gjatë shkrimit. “…eksperiencë që i ka ndryshuar rrjedhën e jetës”, “Ish-missi që u përfol për skenat e nxehta në kinema” etj, kanë qenë fraza që e kanë indinjuar Nevinën, duke e shtyrë të shkruajë: “Kush i bën këto shkrimet tek gazeta “Panorama” aman?” Ajo gjithashtu është munduar të ironizojë gjithçka ka lexuar për veten me këtë shprehje: “Dua dhe unë një punë si kjo”.
“Dhe si përfundim, s’e mora vesh ishte për filimin ky shkrim apo për mua si prezantuese…apo vetëm një intervistë lexoi dhe aq, e nderoi profilin tim”, ka thënë më pas Nevina, duke shprehur haptazi indinjimin pse mbahet mend vetëm për pjesëmarrjen në një projekt kinematografik, dhe pse nuk ka marrë vlerësimin si moderatore. Nga ana tjetër, artikulli është bazuar në një nga intervistat e Nevinës, kur ende nuk ishte kaq aktive në ekran. Ndërkohë, prezantuesja ka patur edhe aktivitete të tjera, si drejtuese e “Maratona e Këngës”, etj…



















