KreuCelebrity

Albi Nako gjen arsyen e mustaqeve të Çanit, moderatori i dhuron 100 euro!

Veshur gjithnjë në të zeza, me flokë të shkrurtra dhe pa ndryshime në look, ky është imazhi që na ka sjellë gjithmonë Arjan Çani. E vetmja gjë që bëri përshtypje pas shumë vitesh ishte rënia e tij drastike në peshë, për të cilën u komentua jo pak. Por, këtë herë Çani surprizoi të gjithë me mustaqet e tij, të cilat i kishte lënë jo pa arsye, ose të paktën kështu u shpreh moderatori.


Ai ftoi audiencën të gjenin shkakun e këtij vendimi, ndërsa ndjekësit nuk kanë ndalur së komentuari në faqen e Çanit në Facebook. Ndërsa të gjithë kanë pritur përgjigjen, duket se ka qenë Albi Nako ai që ka qelluar në shenjë. “Ke një herpes në buzë dhe ke dashur ta mbulosh”, ka qenë arsyetimi i koreografit, ndërsa Çani ka shpërthyer në të qeshura dhe nuk e ka lënë me kaq.


Moderatori i ka premtuar Nakos 100 euro për përgjigjen e saktë, edhe pse duke marrë parasysh Çanin, e gjithë kjo situatë mund të jetë thjeshtë një nga lojërat e radhës së tij!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF