Me siguri keni menduar të paktën një herë në jetën tuaj, që t’i lyeni flokët biondë. Po ashtu, me siguri keni hasur kundërshtime të tipit: “Jo! Nuk të shkon ajo ngjyrë! Qëndro brune!”.
Megjithatë, nuk i dihet: bëjeni një provë! Mund të keni lindur për të qenë dhe për të qëndruar bionde, si VIP-at e mëposhtëm.
E dini ç’thonë për biondet: Ato argëtohen më tepër!
1) Margot Robbie
Sado e bukur të duket brune, bukuroshja australiane është e paarritshme si një bionde. Kjo ngjyrë flokësh i jep titullin “blonde bombshell” – bionde bombastike. Mos të themi që ky titull duket sikur ka dalë nga Margot Robbie!
2) Gigi Hadid
Modelja e mirënjohur ia del mbanë të sfilojë çdo gjë në mënyrë të përkryer, duke futur këtu edhe flokët brunë. Megjithatë, nuk ka si fijet ngjyrë mjalti për t’i nxjerrë në pah ëmbëlsinë e fytyrës dhe sytë blu. Qëndro kështu, Gigi!
3) Jennifer Lawrence
Kur Jennifer pati boom-in e saj me filmin “The Hunger Games”, ishte ende një vajzë e thjeshtë, në sjellje e në pamje, me flokët e saj brun. Hollywood-i bën të vetën dhe në këtë rast ka bërë mirë, pasi Jennifer ngjan tejet e lezetshme si vajzë brune, por jashtëzakonisht e rafinuar si një bionde. Fatmirësisht, karakteri i saj i thjeshtë dhe i qeshur nuk ka pësuar ndryshim!
4. Khloe Kardashian
Motra “harrakate” Kardashian sa vjen e bëhet më e bukur me kalimin e viteve, dhe kjo edhe falë flokëve të saj që u kthyen gradualisht në bionde. Shto këtu edhe trupin fantastik të saj, dhe Khloe po ia kalon edhe motrës Kim Kardashian!
5. Miley Cyrus
Sado e lezetshme të jetë dukur këngëtarja me flokë gështenjë, flokët biondë i japin tjetër hije, tamam superylli. Për më tepër, sytë blu të saj i përshtaten fare mirë ngjyrës së re të flokëve!



















