Motrat Lori dhe Sara Hoxha janë nga personazhet më të njohura dhe të përfolura në Shqipëri, kryesisht për stilin e tyre, pasi shihen gjithnjë të kuruara në detaje.
Fansat kanë mjaft pyetje për t’u bërë motrave mbi këtë temë, dhe jo vetëm, e me sa duket Lori ua ka dëgjuar kërkesat.
Këtë tregon edhe postimi i saj i fundit, një foto ku shihet ajo dhe Sara në krah të njëra-tjetrës, në turin e tyre nëpër Evropë.
Bie në sy shkrimi i Lorit në foto: “Cila është një pyetje që do të donit t’ju kthenim përgjigjje?” – shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/BcM7HMtAr8g/?taken-by=lorihoxha
Menjëherë fansat kanë shfrytëzuar rastin, duke i pyetur për veshjet, make up-in, madje edhe pse nuk bëjnë një reality show të tyrin, siç Kardashian-ët kanë emisionin “Keeping up with the Kardashians”.
Megjithatë, paska qenë e gjitha një lojë: Lori nuk i ka kthyer përgjigjje asnjërit, duke ruajtur heshtjen e saj për jetën private.



















