Historia e dashurisë mes Bella Hadid dhe The Weeknd nuk ka përfunduar, përkundrazi; duket se çifti është i gatshëm të provojë përsëri!
Por shoqes së Bella-s, modeles Kendall Jenner, nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.
Dy shoqet kanë qenë në Bahamas kohët e fundit, dhe The Weeknd ka qenë një temë kryesore e udhëtimit të tyre.
Sipas Hollywood Life, mikeshat e Bella-s nuk janë të lumtura për këtë rikthim, dhe Kendall Jenner është armikja më e madhe e rikthimit Bella-The Weeknd, duke thënë se ajo po luan me zjarrin.
Kendall Jenner është mjaft e vendosur në punë djemsh, dhe nuk beson në shanse të dyta, ndërsa Bella Hadid është më e butë si natyrë.
Sipas burimeve, Bella thotë se ende nuk ka vendosur, por shoqet nuk e besojnë.
“The Weeknd erdhi tek ajo dhe iu lut për falje. Funksionoi.” – thotë burimi.
Nëse vendosin të rikthehen bashkë, le të shpresojmë që të funksionojë kësaj here!



















