KreuCelebrity

Koleksioni i këpucëve “Louboutin” të Emina Cunmulaj do t’ju habisë!

Pak ditë më parë, modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj lajmëroi që ishte në pritje të fëmijës së dytë, me bashkëshortin biznesmen nga Irani, Sam Nazarian.

Ajo po ashtu tregoi barkun e saj paksa të rrumbullakosur, dukshëm shtatzënë, ndërsa fansat e uruan për këtë bekim të dytë.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

 

Dihet që një ndër masat që marrin femrat gjatë shtatzënisë, është reduktimi i këpucëve me takë, si për siguri, ashtu edhe për rehatinë e nënës. Vështirë të balancohesh me takat në normalitet, lëre pastaj kur mban një krijesë brenda teje!

Por Emina me sa duket ende po shfrytëzon në maksimum këto muaj të parë të shtatzënisë, pasi ka vendosur ta rrisë koleksionin e saj të këpucëve luksoze “Louboutin”, siç tregon në Instastory-n e saj.

Një mori këpucësh “Louboutin” në çdo stil, me dhe pa xixa, sapo janë bërë të Eminës, së bashku me disa çanta nga po e njëjta firmë.

Të gjitha këpucët e treguara më lart janë të sapoblera nga modelja, dhe kur kaq shumë këpucë thjesht janë të reja, nuk i dihet se sa i gjerë mund të jetë koleksioni i plotë!

Ja “mali” i këpucëve “Louboutin” të Eminës, dhe me sa duket ajo qenka e dashuruar mbas firmës prestigjioze!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF