Kanë kaluar plot dy javë që prej ndarjes nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, njohur së fundmi si Maestro Lalo i jurisë së spektaklit “C’est la vie”.
Javën e kaluar, emisioni doli nga rrjedha normale e tij, dhe i gjithi iu kushtua kompozitorit të ndjerë, me çdo këngë që u këndua marrë nga krijimtaria e pasur e Aleksandër Lalos.
Sot, “C’est la vie” do të rinisë, por vetëm me 3 anëtarë në juri, pasi nuk u cilësua etike të zëvendësohej vendi i një mjeshtri të madh si Maestro Lalo.
Ndërkaq, edhe moderatorja e spektaklit, Marina Vjollca, shfaqet sërish me një fustan të shkurtër e të zi sonte, zgjedhur nga firma “D&G”, kombinuar me këpucë të kuqe.
Një look ku e ku më i thjeshtë për Marinën, në krahasim me puntatat e tjera të emisionit, me siguri në respekt të mjeshtrit të ndjerë.
Ishte fort e hidhur që gjërat rrodhën në këtë mënyrë, por ashtu si emri i spektaklit, kjo është jeta!



















