Aktori Neritan Liçaj, i ftuar sot në “Wake Up: në Top Channel shokoi me deklaratën e tij përsa i përket kushteve të teatrit.
“Po vdesin aktorët pa kap pensionin dhe ky është alarm shumë i madh, po nuk ia ndjen njeriu”- u shpreh Liçaj.
Është e dhimbshme, në kushtet në të cilat punohet po sëmuren të gjithë aktorët, mungojnë financimet e mira- tha aktori gjatë bisedës në Wake Up.
Ai tha se teatrit i mungon një bazë ligjore, financimet e mira dhe infrastruktura.
Liçaj foli edhe për shfaqjen më të fundit që pritet të çelet në kryeqytet. Teatri Metropol do të çelë këtë fillim dimri (në 06 dhjetor) premierën absolute “Nata e Dymbëdhjetë” të Uilliam Shekspir. Kjo komedi, e cilësuar si nga veprat më të mira të Shekspirit, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Iliri, do të vihet në skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson, me një eksperiencë të gjatë artistike si regjisor dhe drejtor i Teatrit Aurora në Atlanta.



















