Ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Hueyda el Saied ishte kthyer këto kohë në Shqipëri, ku qëndroi për pak, pas ndarjes së saj nga bashkëshorti francez.
Sado e mirëpritur ka qenë këtu, tashmë për Hueyda-n ka ardhur momenti që ajo t’i kthehet jetës së mëparshme.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Hueyda ka lajmëruar se po largohet për në Luksemburg bashkë me djalin Gabriel, dhe është shprehur se ndjekësit e saj janë një terapi, të cilët e kanë ndihmuar që të ecë përpara.
https://www.instagram.com/p/BcPvgpOBR78/?taken-by=hueyda_el_saied
“Miqtë e mi Gabrieli dhe unë po kthehemi në Luksemburg aty ku jetojmë prej 5 vitesh dhe nuk e dimë kur do të vijmë përsëri në Shqipëri. Ndërkohë doja t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, inkurajimet, fjalët e ngrohta dhe respektin që na keni dëshmuar përgjatë këtij muaji që kaluam në Shqipëri. Një mikesha ime para disa ditësh më tha : “Po mos i trego të gjitha sekretet e tua…” E di që ka të drejtë, ndonjëherë duhet dhe t’ua kursej ndonjë “çmenduri”, por unë nuk harroj kurrë që si artiste ekzistoj falë jush, falë duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. Për më tepëër kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, ku në çdo hap që hedh ndesh një pediatre që më ka vizituar kur isha fëmijë, një shitëse që me ka shitur akulloren e parë, një mësuese që më ka mësuar alfabetin, një mikeshë me të cilën kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerëz të tjerë të cilët më kanë mësuar dhe dhuruar aq shumë sa që nëse do të filloja të shisja mend e të fluturoja do të më tregonin diçka që do të më sillte direkt në tokë…. Me pak fjalë, kam vendosur të ndaj me ju jo vetëm gëzimet apo sukseset e mia, por dhe lëndimet dhe dhimbjet e një njeriu që nuk harron nga vjen… Ka njerëz që paguajnë psikanalistët për të bërë një terapi, unë kam fatin ta bëj këtë terapi me ju.Faleminderit për gjithçka !”- ka shkruar ajo përbri fotos me të birin.
Së fundmi, Hueyda El Saied ishte kthyer në qendër të vëmendjes së publikut, si për shkak të ndarjes nga partneri i saj, ashtu edhe për “rigjetjen” e partnerit të ri. Në lidhje me këtë vëmendje, ajo ka shtuar dhe një “s’të gjithëvë” në postim, mbase duke lënë të kuptohet që nuk është fort e kënaqur që mediat dhe publiku u morën me historitë e saj personale.
Sido të jetë, Hueyda ngelet po ajo vajza e qeshur që njohim dhe duam të gjithë.
Të vaftë mbarë, Hueyda! Do të na mungosh!



















