KreuCelebrity

Besojeni ose jo, këto janë Kardashianët para famës!

Mbiemrin e tyre e shohim pothuajse kudo. Nga artikujt për veshjet, e deri tek komentet negative, Kardashianët janë gjithmonë aty. Duam apo nuk duam, pothuajse çdo ditë dëgjojmë një nga emrat e anëtarëve të kësaj familje, e gjithçka na shkon ndër mend janë paratë, luksi dhe zhytja në firma të shtrenjta. Por, a kanë qenë Kardashianët gjithmonë kështu?

Vite më parë, askush nuk i njihte K-të e famshme. Kim, Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall ishin nën vellon e zbehtë të mbiemrit të të atit, e gjithçka fillonte dhe mbaronte këtu. Nuk do të vononte koha kur ato do të arrinin famën me të cilën i njohim edhe sot, ndërsa disa foto të vjetra të familjes vërtetojnë që pa para, Kardashianët do ishin askushi. Vërtetë ndryshe vajzat, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF