Pas dy netësh do të kemi mundësinë të shohim gjysmëfinalet e “Kënga Magjike 2017”, ndërsa finalja e madhe do të mbahet me datë 9 dhjetor. Faza e konkurrimit ka përfunduar prej pothuajse dy javësh tashmë, ndërsa artistët po përgatiten për të prekur skenën e Pallatit të Kongreseve. Performancat do të jenë ‘live’, një rregull i vendosur prej disa vitesh.
Ishte Ardit Gjebrea ai që zbuloi në “E Diela Shqiptare” renditjen e këngëtarëve performues gjatë datave 6 dhe 7 dhjetor, e këtu përfshihen edhe artistët e rinj. Të gjithë artistët do të votohen edhe një herë nga kolegët për të prekur finalen, duke reduktuar kështu emrat që do të shohim në datën 9. Më poshtë do të gjeni listat e plota.
NATA E PARË
NATA E DYTË



















