Aktori hollivudian Kevin Spacey është shkarkaur përfundimisht nga pozicioni i protagonistit kryesor në serialin amerikan “House of Cards”. Seriali do fillojë xhirimet në muajt e parë të vitit 2018.
Kevin Spacey aktori kryesor i serialit politik “House of Cards” është shkarkuar përfundimisht nga puna. Sezoni i gjashtë dhe i fundit i këtij filmi do të zhvillohet pa aktorin e saj kryesor. Xhirmet për episodet e serialit do fillojnë muajt e parë të vitit 2018.
Sezoni i gjashtë dhe i fundit do të zhvillohet përfundimisht pa prezencën e aktorit hollivudian, që kishte rolin kryesor. Produksioni do të fillojë punën në fillim të vitit 2018 dhe parashikohen në total 8 episode, që do kenë protagoniste aktoren Robin Wright në rolin e Claire Underwood, pra bashkëshorten e Frank Underwood, personazhi kryesor interpretuar në edicionet e kaluara nga Spacey.
Seriali i famshëm mbi Shtëpinë e Bardhë ishte pezulluar tetorin e kaluar, pas akuzave për ngacmim seksual kundër aktorit simbol të serialit, Kevin Spacey.
Ndërkohë, që nga fillimi i skandalit pasiguritë kanë qënë të shumta për vazhdimësinë e serialit deri në marrëveshjen e pak ditëve më parë mbi serinë e gjashtë. Pasiguria e vetme që mbetet është si do të vazhdojë seriali pa prezencën e protagonistit kryesor Spacey.