Dalja më e fundit publike e Silvio Berlusconi-t ka shkaktuar jo pak komente në rrejtet sociale, e kjo për një arsye të fortë. Gjatë një takimi për Forza Italia, 81-vjeçari u shfaq pa asnjë rrudhë në fytyrë. Duke e ditur fare mirë për ndërhyrjet estetike të ndërmarra nga ana e ish-kryeministrit, tashmë fytyra e tij dukej më bizarre se kurrë. Lëkura e tërhequr sidomos në pjesën e ballit dukej shumë larg nga imazhi i një individi në moshën e tij.
Kaq ka mjaftuar që internet të shpërthejë në komente duke e krahasuar Berlusconi-n me një imitim perfekt prej dylli. Sipërfaqja e shndrritshme dhe ngjyra e bronxtë në portokalli, në fakt, përngjasojnë shumë më statujat e dyllit të personazheve të famshëm. Gjatë fjalimit të tij, Berlusconi nuk e ka përmendur aspak këtë ndryshim në paraqitje, por është fokusuar në të tjera gjëra, që nuk lidheshin aspak me këtë aspekt.
Kishim parë edhe më herët ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e Berlusconi-t, por këtë herë duket se çdo gjë ka qenë e ekzagjeruar. Shumë larg natyrales, apo jo?