KreuCelebrity

Britney Spears e vërteton, është shpirti i festave të fundvitit!

Britney Spears nuk lidhet fort me dhjetorin vetëm prej festave të fundvitit. Data 2 e këtij muaji shënoi edhe ditëlindjen e saj të 36-të, dhe pop-stari u siguruar ta festonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Me të dashurin Sam Ashgari në krahë, Britney duket se është në gjendje të plotë pushimi.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një video-montazh me të dashurin, dhe çdo gjë nis nga një puthje romantike, nga Britney, për Sam. Kënga e zgjedhur në sfond është ‘Let It Snow’, ndërsa atmosfera përplotësohet me dekorin e dritave në shtëpinë e Spears. E më bukur se kaq, artistja nuk mund ta priste ditën e saj speciale.

A post shared by River Red (@britneyspears)

Pema në shtëpinë e Britney-t është nga ato më përralloret, mbushur me drita e zbukurime nga më të shumëllojshmet. Kështu, ky 36-vjetor ka treguar se Spears po kalon periudhën e saj më të mirë…Më në fund!

A post shared by River Red (@britneyspears)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF