KreuCelebrity

Noizy arrin qëllimin, një Ferrari i dytë në koleksionin e makinave të shpejta!

Ai njihet për natyrën e tij rebele, si dhe për dashurinë e tij për makinat. Noizy dispononte një Ferrari, por kjo nuk i ka mjaftuar reperit. Sot, në një video ‘live’ në Instagram, këngëtari ka  zbuluar se ka firmosur kontratën për blerjen e një Ferrari të dytë, e këtë nuk e ka lënë pa një koment.


“Kur isha i vogël bleja çamçakëza me figurat e Ferrarit. Dhe dashuria për të nuk vdiq kurrë. Falë Zotit”, ka shkruar Noizy, ndërsa kujtojmë se nuk është e lehtë disponimi i një mjeti të tillë. Përpos patentës së veçantë, pronari duhet të kalojë më parë tre makina shpejtësie, për të arritur tek Ferrari. Kuptohet që Noizy e ka kaluar me kohë këtë fazë, e mesa duket ka qenë thjesht vendimi i prerë për të zbrazur disa para të tjera nga llogaria, për të bërë dy autmojete të së njejtës firmë pjesë të koleksionit të tij.

https://www.instagram.com/p/BcSKfazlpgQ/

Ëndrra e shumë meshkujve, kurioziteti i shumë femrave, makina e Noizyt…Vallë të jetë reperi supersticioz dhe të blejë një të tretë së shpejti?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF