KreuCelebrity

Pas ardhjes në jetë pak muaj më parë, Esdalini zbulon detaje të reja për djalin!

Janë ndër çiftet më të famshëm të balerinëve në Shqipëri, edhe pse së fundmi i kemi parë në rolin e koreografëve. Ola Hasani dhe Esdalin Gorani kanë sjellë në jetë pak muaj më parë fëmijën e dytë, ndërsa balerini nuk është kursyer me foto nga i biri në Instagram. Esdalini sot ka postuar një tjetër imazh, e nuk e ka lënë me kaq.

A post shared by Esdalin Gorani (@esdalin.gorani)

“Oen”, ka shkruar përsipër fotos balerini, duke zbuluar kështu emrin e më të voglit të familjes. Shoqëruar me një ikonë dy duarsh të bashkuara, Esdalini e ka quajtur të birin një bekim për të, Olën dhe vajzën e madhe. Çifti janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ndërsa postimet e tyre lidhen kryesisht me fëmijët dhe familjen në tërësi. Edhe emri i vajzës së Olës dhe Esdalinit është një bashkim i veçantë i emrave të të dy koreografëve: Olesia.

Duket se familja po e shijon së shumti këtë periudhë, teksa shohin dhe fëmijët të rriten dita-ditës.

A post shared by Esdalin Gorani (@esdalin.gorani)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF