Në një mbrëmje të dedikuar magjisë së tapetit të kuq, Fashion Awards 2017 (Çmimet e modës 2017) ishin mundësi e përkryer për të shprehur një stil individual.
Nga modelet tek muzikantët, ishte Ashley Graham, Karlie Kloss, Hailey Baldwin dhe Rita Ora, të cilat tërhoqën vëmendjen në një seri veshjesh të mrekullueshme ndërkohë që ndezën tapetin e kuq përpara sallës historike Royal Albert në Kensington Gore në Londër të hënën në mbrëmje.
Nga veshjet e gjera dhe të shkurtra deri tek ato transparente, yjet kanë treguar saktësisht se pse ata ishin ftuar në ekskluzivin hot të biletave në event.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të ceremonisë “Fashion Awards” në Londër.
Ajo shndërrinte me një fustan ngjyrë metali, i cili tregonte linjat fantastike të Ritës.
Në këtë ceremoni Rita gjithashtu është takuar edhe me yllin e arteve marciale me të cilin ka realizuar një fotografi, që e ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Fashion Awards” është ceremoni që mbahet çdo vit në Britani të Madhe që nga viti 1989 ku marrin pjesë individë e biznese britanike e ndërkombëtare me ndikim në industrinë e modës.



















