KreuCelebrity

Çifti realizon ëndrrën, Xhensila në pritje të ëmbël!

Pas dasmës së bujshme në verë, Xhensila dhe Bes Kallaku shijuan si duhet post-dasmën,  edhe pse mbetej ende diçka pa plotësuar. Pak kohë më parë, ata u shprehën në një intervistë se tashmë po prisnin ardhjen e një të treti në jetën e tyre, ndërsa sot përflitet se kjo ëndërr është realizuar për çiftin.


Burime pranë gazetës ‘Dita’ kanë komfirmuar se Xhensila është në pritje të ëmbël. Ky lajm me siguri i ka lumturuar artistët pa masë, ndërsa mësohet se këngëtarja i ka besuar një prej spitaleve privatë të kryeqytetit për ndjekjen e shtatzënisë së saj. Lajmi nuk është bërë ende zyrtar nga çifti, edhe pse pritet një reagim së shpejti.


Vetëm shpresojmë që si Xhensila, dhe Besi, të mos i mbajnë fansat në ankth më gjatë…