Edhe pse mund të duket disi e habitshme, Pamela Anderson i ka dërguar një letër ndërgjegjësuese Kim Krdashian, por kjo nuk ka mbetur e pashoqëruar nga një dhuratë. Prej disa vitesh tashmë, ish-modelja e Playboy është aktiviste për të drejtat e mbrojtjes së kafshëve. Kështu, ajo i ka dërguar Kim një peliçe me gëzof artificial, si një simbol miqësie dhe aspak dashakeqës. Por, lëtra bashkangjitur pakos kishte jo pak për të komentuar:
https://www.instagram.com/p/BcHabmGFftJ/?hl=en&taken-by=pamelaanderson
“E dashur Kim,
Të uroj pushime të këndshme nga Franca! Në këtë atmosferë festash, të lutem pranoje këtë peliçe të bërë enkas për ty, nga partnerët e mi në Only Me Eco Fur ne Rusi. Teksa po presim rezultate të reja nga Viti i Ri, a nuk do të ishte më mirë të filloje që tani dhe të ndaloje së veshuri peliçe origjinale?
Vogue Paris para pak kohësh vuri në kopertinë Gisele Bundchen për trajtimin e problemit të këtyre peliçeve, dhe për këtë modelja tha: “Sa mirë që Vogue Paris ia dedikoi këtë numër mbrojtjes së kafshëve dhe që përcolli një mesazh të fortë që veshja e lëkurës së këtyre gjallesave nuk është kurrë një opsion!”
Gjithashtu, Gucci deklaroi jo më larg këtë vjeshtë se do të ndalojë së përdoruri lëkurën e kafshëve për veshje, dhe kësaj nisme i është bashkangjitur edhe Giorgo Armani, Ralph Lauren, BCBG Max Arris, Calvin Klein, e të tjerë firma që kanë dalë haptazi tashmë kundër kësaj teme.
….
Kim, jam e sigurt që fansat e tu do të të admirojnë më shumë ty dhe firmën tënde nëse do të ndalsh që përdori këto peliçe.
Shpresoj që ti dhe familja jote të kaloni pushime sa më të këndshme.
Urime të përzemërta,
Pamela Anderson”
Mesa duket, Pamela e ka marrë tejet seriozisht një nismë të tillë, ndërsa Kim e kemi parë disa herë duke u paraqitur me këtë veshje. A do të mundet t’i rezistoj Kardashian peliçeve vallë?…



















