Sipas burimeve pranë ‘Dita’, komfirmohej shtatzënia e Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja nuk ka pritur më gjatë për të dhënë reagimin e saj në rrjetet sociale, ku fatkeqësisht mohon çdo lajm. “Ja dhe këta ekskluzivët”, ka shkruar Xhensila mbi artikullin e botuar nga ‘Dita’. Më pas, ajo ka marrë edhe artikullin nga ‘Kosovarja’, duke e cilësuar si ‘lajm i rremë’.
“Kur të japim lajmin e vërtetë në të ardhmen, nuk do na besojë më njeri!!!”, ka shkruar ndër të tjera Myrtezaj, duke hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm lidhur me shtatzëninë e saj. “Megjithëse tani jemi mësuar, një herë në tre muaj ky lajm del”, ka vijuar dhe më tej këngëtarja, pa u zgjatur më shumë me të gjithë kaosin e krijuar nga burimi pranë ‘Dita’.
Mesa duket, kur të vijë momenti do të jentë vetë çifti ai që do të japë lajmin e gëzueshëm për publikun, e deri atëherë nuk është çudi që ngatërresa të këtij lloji të ndodhin përsëri…



















