Pema e Krishtlindjeve e Britney Spears është me të vërtetë e madhe dhe e bukur! Mund të konkurojë edhe me ata në Shtëpinë e Bardhë …
Britney Spears di se si të krijojë një pemë Krishtlindjeje dhe na e tregon duke e postuar në Instagram (si shumica prej nesh) foton e pemës së saj. Dallimi i vogël, shumë i vogël është se pema e Britney – dhe madje edhe dhoma e saj e ndenjies – janë me të vërtetë të mëdha!
Mjafton t’i hedhësh një sy proporcionit me orenditë për të kuptuar se është një pemë gjigante dhe e bukur: në praktikë është ëndrra e të gjithë personave të fiksuar pas Krishtlindjeve! Por Britney nuk ka postuar vetëm foton kanonike të pemës së saj të madhe (e cila konkuron me ato të Shtëpisë së Bardhë). Me rastin e ditëlindjes së saj ajo gjithashtu ka postuar një video në të cilën këndon “Can’t help falling in love” nga Elvis Presli e rrethuar nga salloni i saj i ëndrrave dhe, natyrisht, nga pema e saj.
Kush e di se çfarë dhurate do të gjejë Britney atje…



















