Edhe pse është një ndër artistët më të komentuar për momentin, debati i fundit i Robert Aliaj me ndjekësit në Instagram ka degraduar deri në ofendime të rënda. Kanë qenë fillimisht dy komentues që kanë sharë figurën e Aliaj, ndërsa ky i fundit nuk i ka lënë aspak pa përgjigje. Dhe këtu, nuk po flasim për fjalë ndërgjegjësuese, por për përdorimin e një fjalori banal nga të dyja palët.
Epitetet e përdorura nga Roberti kanë qenë nga më të shumtat, edhe pse njëri nga ndjekësit në veçanti duket se ka qenë shënjestra e kundërpërgjigjeve të Aliaj. Pasi e ka quajtur ‘katunar morracak’ dhe ka kaluar në të tjera replika, ka qenë një komentues i dytë i cili është përpjekur ta qetësojë artistin duke thënë se ‘sa më shumë t’ia varësh, aq më shumë flasin injorantët e pacipë’. Por, kjo nuk ka e ka qetësuar Robertin sa duhet, i cili ka thënë: “E vërtetë i dashur, por këtyre trimave injorantë dhe anonimë dëshiroj t’ju jap një shans të tregojnë veten në realitet dhe të provojnë shkopin tim. Si hell do t’jua fus në b….”
Kjo nuk ka qenë përplasja e vetme e artistit, pasi një tjetër komenti i është përgjigjur po me fjalë të rënda. “Për bajga sit y e kam more lëgën, që i turpëroni shqiptarët more m… Po më dole përpara do ta fus shkopin në b…. dhe do ta nxjerr nga goja jote e palarë, more zgjebs, qelbësirë.” Një përplasje e tillë vjen edhe pas mbrëmjes së djeshme të “Dance With Me”, ku artisti u paraqit gjatë gjithë programit i mbuluar nga disa figura të vogla emojii.



















