KreuCelebrity

Dua Lipa, nje foto plot emocion për të dashurin!

Edhe pse mund të klasifikohet ndër artistet me listën më të gjatë të të dashurve, Dua Lipa po përjeton një romancë të bukur me këngëtarin Paul Jason Klein. Të dy duken mjaft të shoqëruar, edhe pse duke marrë parasysh të kaluarën e Duas, nuk mund të themi me siguri nëse kjo histori do të zgjasë shumë ose jo. Megjithatë, postimet romantike nuk kanë munguar nga asnjëri prej tyre, e më e fundit e gjejmë në Instagramin e Duas.

Me krahët rreth Jason, me një shikim sensual në sy, Lipa shkruan: “Shumë krenare për ty”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht, por Dua duket mjaft e lumtur e përqafuar me të dashurin. Kujtojmë se dhe Jason nga ana e tij nuk i kursen frazat për këngëtaren.
https://www.instagram.com/p/BcS8qdmFRH_/

“Njeriu im i preferuar në të gjithë botën”, ka shkruar ai në një nga fotot e postuara në profilin personal, ndërsa deri më tani lidhja duket se po shkon më së miri. Sa mirë për Duan!

https://www.instagram.com/p/Bb71kXQDhiD/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF