KreuCelebrity

Vëllezërit korçarë, me Enadën në krahë për ‘Kënga Magjike 2017’!

Ethet e tre netëve të fundit të ‘Kënga Magjike 2017’ kanë mbërthyer edhe vëllezërit Prifti, e këtu nuk po flasim vetëm për emocionet e të kënduarit ‘live’. Tashmë, kjo është kthyer në diçka mjaft të zakonshme për Endrin dhe Stefin, por këngëtarët duket se janë kujdesur si kurrë më parë edhe për paraqitjen skenike. Nën kujdesin e stilistes Enada At’Nikolla, vëllezërit korçarë kanë zgjedhur një nga butikët më në zë në kryeqytet për veshjet e tyre, pikërisht Alviero Martini 1A Classe.

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07)

Stefi Prifti ka qenë ai i cili ka zbuluar këto detaje nga përgatitjet për datën 7 dhjetor, ndërsa nuk kanë qenë të pakta fjalët drejtuar At’Nikollës. “Me stilisten e mrekullueshme dhe mikeshën tonë bujare Enada At’Nikolla…Shumë falemnderit, Enada”, ka shkruar ndër të tjera Stefi, ndërsa nuk ka lënë pa falenderime edhe Alviero Martini 1A Classe. “Sa i përket stilimit dhe veshjes jemi gati për të enjten në mbrëmje natë e dytë e Kënga Magjike 2017”, ka vijuar Prifti edhe më tej, duke na ndezur kurreshtjen se si do të paraqiten vëllezërit korçarë në këtë edicion të festivalit të përvitshëm.

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07)

Duket se Endri dhe Stefi po sigurohen t’ju vjedhin zemrat kolegëve jo vetëm me performancën, por dhe me paraqitjen e tyre. Do ta kenë vallë finale e siguruar me gjithë kujdesin e treguar për paraqitjen? Mbetet për t’u parë…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF