KreuCelebrity

E dimë që nuk ju besohet, por kjo nuk është Beyonce…thjesht kopja e saj!

Nuk është e rrallë që të shohim kopje të VIP-ave nëpër botë. E mbani mend ngjashmërinë e një europianeje me Gigi Hadid? Po kopjen e Taylor Swift? Nëse jeni habitur nga dy versionet e lartpërmendura, nuk keni parë akoma binjaken (jo nga e njejta nënë, jo nga i njejti baba) të Beyonce!

Brittany Williams është një vajzë e re nga Detroit, e cila duket si kopja perfekte e këngëtares. Duket disi e habitshme, pasi në shumicën e fotove nuk mund të bësh dallimin bga Britt, tek Bey. Është pikërisht kjo arsyeja pse shpesh njerëzit i kërkojnë të bëjnë foto me të.

Brittany ka rrëfyer se ka patur eksperienca të herë pas hershme me vajza e djem që e ndjekin nga pas për ta takuar, e kjo vetëm në sajë të ngatërresës me pamjen e jashtme. ‘E kuptoj që i ngjaj shumë dhe habitem me këtë fakt’, ka rrëfyer Williams, ndërsa mund të themi vetëm që ende nuk na mbushet mendja që kjo vajzë nuk është Bey!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF