KreuCelebrity

Çfarë do të presim nga Besi dhe Erioni në “Kënga Magjike 2017”?

Mbrëmja e nesërme do të na mbërthejë nga emocionet e gjysmëfinaleve të “Kënga Magjike  2017”. Ndërsa publiku pret të shohë surpriza, një staf i tërë po punon për realizimin si duhet të festivalit. Përpos performancave të artistëve profesionistë dhe të rinj, një tjetër risi që do të shohim është drejtimi i netëve nga katër moderatorë.

A post shared by ᴀʀᴊᴏʟᴀ sʜᴇʜᴜ (@arjola_shehu)

Përpos Nevina Shtyllës dhe Ariola Shehut  të cilat do t’i përmbahen me përpikmëri skenarit, Erion Isait dhe Bes Kallakut i është besuar fuqia e improvizimit. Besi është shprehur se ky edicion do të jetë krejt ndryshe, për vetë faktin se ai dhe Erioni do të jenë pjesë e skenës. “Shiko, ne do ta qajmë rolin e prezantuesve, do ta qajmë!”, ka thënë Isai.

A post shared by Erion Isai (@erion_isai)

Mesa duket, djemtë e kanë marrë plot pasion këtë punë, e pritet të shohim më të mirën nga produksioni në tërësi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF