Çfarë do të ishte ‘Titaniku’ pa Jack Dawson, heroi bohem i mishëruar nga Leonardo Di Caprio? Ashtu si partnerja e tij në film, Kate Winslet, aktori ka fituar famë ndërkombëtare falë rolit të tij kult në filmin e James Cameron. Megjithatë, Jack Dawson do të luhej nga një aktor tjetër, nëse Leo nuk do të ishte gjendur aty. Gjithçka është zbuluar nga aktorja Kate Winslet, e cila e ftuar në kolegjin tha se në fillim të audicioneve nuk ishte Di Caprio aktori protagonist.
“Unë isha në audicion krah të aktorit Matthew McConaughey për këtë rol. Kurrë nuk e kam thënë këtë fakt më parë në publik!”-pohoi aktorja, duke zbuluar një të vërtetë, e cila mund t’i kishte kushtuar asaj dhe Leos shumë ndoshta. Aktorja pohoi se produksioni për rolin e Jack Dawson, kishte disa emra, mes tyre Macaulay Culkin dhe Chris O’Donnell, por James Cameron donte një aktor më të ri. Pra, ishte Leonardo DiCaprio, asokohe 23 vjeç, e cili fitoi atë.
Kate Winslet gjithashtu iu kthye pas edhe një detaji në film. Është skena e seksit, kur dritaret bëhen të mjegulluara dhe një dorë shfaqet në njërën nga dritaret. Ky ishte një detaj krejtësisht i improvizuar thekson ajo. “Unë nuk mendoj se ishte shkruar. Mendoj se e patëm idenë në çast”.
Gjatë momentit të ndarjes së çmimeve Oscar, ku Kate Winslet uron Leonardo Di Caprio



















