Udhëtimet e saj po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa e kemi parë sëbashku me Sarën, Ledionin dhe Londonin në Paris dhe Londër. Ambientet marramendëse të hoteleve luksoze nuk kanë qenë të vetmet që na kanë tërhequr vëmendjen në Instagramin e Lorit, pasi si gjithmonë na ka surprizuar me zgjedhjet mbi veshjet dhe tendencat më të fundit. Por, markat Gucci e Balenciaga nuk janë të vetmet që përfshihen në interesin e trashëgimtares së Top Channel kur vjen puna tek publikimi i fotove.
https://www.instagram.com/p/BcKjuoRgBh6/
Ndonjëherë, ka mjaftuar një detaj i vogël që të zgjojë interesin e Lorit për ta ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Këtë herë, ka qenë një frazë e shkruar në fund të një filxhani ajo që ka postuar Hoxha në Instagram. ‘Harroje’, ka qenë shkrimi shoqërues i pijes së Lorit, ndërsa ajo vetë ka shkruar poshtë fotos: ‘Përpiqu’. Nuk kanë qenë të pakta komentet ku ndjekësit janë shprehur se pikërisht ajo frazë do të ishte përshkrimi perfekt i gjendjes emocionale të tyre.
https://www.instagram.com/p/BcZ7VK7AKMi/
Një filxhan i tillë ndoshta gjendet në ndonjë nga baret apo restorantet që Lori ka vizituar jashtë vendit, e pse jo, një shprehje e tillë mund të shërbejë si inspirimi i ditës për plot njerëz…sidomos për ata që duan të harrojnë.






Artan Imami, një tradhtar, i tradhtuar

Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë

Kush e detyroi Luanën të mbulohet?











