KreuCelebrity

Tuna, një përgjigje origjinale për ndarjen nga Patris!

 

Nuk do ta kishit menduar një përgjigje kaq origjinale nga Altuna Sejdiu fill pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. E veshur me një uniformë festive, me një superbuzëqeshje, këngëtarja shfaqet ne formën e saj më të mirë.

Ndoshta kjo është një përgjigje që ajo ka dashur t’i japë ish-bashkëshortit Patris, pas ndarjes, sikur do të thotë se ajo është sërish e lumtur.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Tuna, e cila ka shoqëruar këtë foto edhe me një diçiturë: çdokush le të mendojë çfarë të dojë, ti vetëm buzëqesh. E në fakt Tuna ka menduar gjithçka pas ndarjes, pasi u largua nga Prishtina menjëherë pas ndarjes, duke rifilluar jetën e saj në Maqedoni pranë familjes së saj. Sigurisht tani asnjë projekt artistik nuk e tërheq më shumë sesa dedikimi ndaj bebit të saj Tian.

Pas ndarjes Tuna hoqi edhe fotot e Tian nga Instagrami, ndoshta një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit Patris Berisha, edhe pse asnjë nga të dy nuk ka folur asnjëherë për ndarjen.