KreuCelebrity

Rita Petro për poezinë: “Është keqkuptuar nga lexues pa nivel!”

Arjan Çani ka ftuar në pjesën e parë të emisionit Rita Petron, e cila ka folur për poezinë e saj që shkaktoi shumë zhurmë në rrjetet sociale. Akuzuar për predikim inçesti, Rita ka shpjeguar se çdo poezi ka tekst dhe nëntekst, e pikërisht këtë të fundit nuk ka arritur ta kuptojë askush. Nga ana tjetër, Petro ka thënë se ata që kanë komentuar negativisht janë lexues pa nivel ose ata që nuk e njohin fare poezinë.


Sipas saj, figura e atit e përmendur dhe e mallkuar në ato pak vargje nuk ka lidhje me babain si figurë e thjeshtë, por e ka lidhur me shumë personazhe të famshëm të letërsisë, nga Mbreti Lir, e deri te Xha Gorioi, ashtu sikurse këtë e ka përmendur lidhur me raportin baba-bijë. Çani e ka provokuar Ritën nëse kjo lidhej me ndonjë dëshirë të sajën për vëllain në jetën reale, por ajo ka shpjeguar se nuk ka vëlla dhe se poezia nuk ka lidhje me të në jetë reale.


“Edhe po të kisha vëlla, do ta kisha shkruar, se realiteti në art nuk ka lidhje me atë të jetës së përditshme”, ka shpjeguar Petro. Ajo ka insistuar deri në fund se i lejohet të fantazojë në emër të artit dhe se poezia e saj thjesht nuk kuptohet nga të tjerët…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF