Duket në fakt si titulli perfekt për artikujt e verës, por ja që i ftohti na ka mbërthyer aq shumë, sa të mos të mundemi të mendojmë për të nxehtin dhe atmosferën e plazhit. Nga ana tjetër, jo çdokush preferon t’i përshtatet stinës aktuale, kështu që nuk janë të paktë ata që vendosin të ‘arratisen’ diku larg nga vendi ku jetojnë. Të njejtën zgjedhje ka bërë dhe Floriana Garo, e cila ka vendosur të shijojë disa grimca vere në mes të dhjetorit.
Ish-moderatorja ka zgjedhur Punta Cana-n, destinacion i ndodhur në Republikën Domenikane. Mes palmash e buzë një pishine të madhe, Floriana ka pozuar me një fustan të shkurtër disi transparent, e kjo nuk është e vetmja gjë që bie në sy. Pavarësisht se foto na e prezanton Garon disi për së largti, barku i rrumbullakosur i ish-moderatores mund të vihet re më së miri.
Edhe pse është treguar disi e rezervuar në këtë drejtim, Garo nuk e ka kursyer një imazh të tillë nga periudha e shtatzënisë. Ndoshta, Floriana është mërzitur nga klima e ftohtë e Zvicrës, e i është drejtuar vendeve të nxehta si ky destinacion i fundit.







Bleona pozon pa të brendshme












Artan Imami, një tradhtar, i tradhtuar
