KreuCelebrity

Ky është këngëtari i parë që bën publike votat para finales të ‘Kënga Magjike’!

Artistët e quajnë proçesin më të vështirë, ndërsa shpjegojnë se kjo përballje me kolegët nuk është ndër më idealet. Megjithatë, rregullat e produksionit janë të pakthyeshme, e çdokush duhet të votojë tjetrin për çmimin e madh. Këtë herë, si për çudi, një nga këngëtarët i ka bërë paraprakisht votat publike…

Bëhet fjalë për Gjergj Lekën, i cili garon në festival me këngën “Ndryshojmë”. Në një intervistë të shkurtër për emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, Gjergji nuk ka patur frikë të tregojë pikët e tij. “Po e rrëfej ekskluzivisht për Rudinën: tre vendet e para ja u kam dhënë kosovarëve, pasi kanë krijime shumë të mira që më kanë impresionuar”, ka thënë Leka, edhe pse nuk ka folur me emra konkretë.


Si çdo vit, edhe ky edicion ka mbledhur shumë artistë nga Kosova, e nuk mund të themi me siguri se cilët prej tyre kanë qenë favoritët e Gjergjit. Por, nga ana tjetër, mësuam se shqiptarët e Shqipërisë nuk bëjnë pjesë në listën e Lekës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF