Finalja e ‘Kënga Magjike’ nuk solli vetëm shtyrjen e programit ‘Xing me Ermalin’, por largoi disi vëmendjen edhe nga formatet e tjera të së shtunës mbrëma. Një prej tyre është edhe ‘Shiko Kush Luan’, e këtë herë Luana nuk ka patur pak për të thënë. Në disa foto të postuara në Instagram, moderatorja shihet me një fustan të shkurtër e të zi ngjitur pas trupit, zbukuruar me shirita të hollë argjendi.
https://www.instagram.com/p/BcfgCECHqfX/
Çka ka tërhequr vëmendjen ka qenë shkrimi i Luanës poshtë njërit prej imazheve. “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj. Foto para 10 ditësh”, ka shkruar Vjollca, ndërsa ka bërë tag Beyonce. Në profilin e Knowles shihen disa postime të këngëtares me një fustan të përngjashëm, e mesa kuptohet kjo ka qenë zgjedhja e Bey për ndarjen e çmimeve të Sports Illustration. Fotot e videot janë postuar një ditë më parë nga Knowles, e pikërisht me këtë fakt është ‘krenuar’ Luana.
https://www.instagram.com/p/Bceg9Cyn0nQ/
Fustanet nuk janë ndër rastet tipike ‘copy-paste’, pasi veshja e këngëtares dallon me shiritat më të trashë prej argjendi. Por, ngjashmëria nuk është e pakët mes të dyve, ndërsa moderatorja është treguar e kujdesshme lidhur me një detaj të tillë. Është rasti për pyetjen ‘kujt i shkon më shumë’…?
https://www.instagram.com/p/BcclFiAH4kf/