KreuCelebrity

Flori Mumajesi thotë fjalën e tij për ‘Kënga Magjike’!

Kënga Magjike ka një formulë votimi ndryshe nga kompeticionet e tjera muzikore. Që do të thotë në këtë festival nuk ka një juri, por janë vetë artistët që votojnë këngën më të bukur sipas tyre. Për hir të së vërtetës, shumë herë kjo mënyrë votimi është kthyer në mollë sherri, duke krijuar edhe pakënaqësi të shumta, pasi këngëtarët shpesh nuk i votojnë kolegët e tyre në bazë meritash, por nisen nga miqësitë që kanë me njëri-tjetrin…

https://www.instagram.com/p/BbwiPYjn01f/

Mesa duket edhe kantautori Flori Mumajesi ka diçka për të thënë rreth kësaj çështje. Në një video të postuar në Instagram, ai ka dhënë votat e tij, ku sipas Florit tre vendet e para i meritonin kolegët e tij të grupit Threedoots (e dimë që as Klajdi, as Bruno dhe as ndonjë pjestar tjetër i Threedoots nuk kanë qenë pjesmarrës në Kënga Magjike këtë vit, por prisni se do të dalë diku tjetër Flori)… “Unë votoj Klajdin dhe jo se e kam shok dhe vëlla, por sepse më pëlqen kënga. Vendin e dytë e mer Bruno dhe jo se e kam shok dhe vëlla, por se më pëlqen kënga”, thotë Mumajesi në video.

https://www.instagram.com/p/Bcf9zP0HUBp/

Nuk e dimë për juve, por ne na duket se me shaka ose jo, me ironi apo pa ironi, Flori ka ironizuar kolegët pjesmarrës në Kënga Magjike. Megjithatë, ai nuk permend emra, ndaj kujt t’i djegë le ta mbajë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF