Pas 24 orësh revista Bordo mbyll sondazhin e organizuar mbi fituesin e Kënga Magjike 2017, pas propozimit të artistëve, që sipas ndjekësve tanë mund të fitojë edicionin e sivjetshëm të këtij kompeticioni muzikor. Gara në këtë sondazh mes artistëve ka qenë e fortë, por rezultatet kanë qenë po kaq të paparashikueshme.
Mes 20 artistëve të propozuar, në vendin e parë me 30 për qind të votave totale renditet Fifi me këngën e saj “Zhurmë”, e cila ka pasur gjithashtu mjaft ndjekës edhe në youtube, me mbi 3 milionë shikime.
Në vendin e dytë të sondazhit të Bordo, renditet Anxhela Peristeri me 13 për qind të totalit të votave, e cila garon me këngën “E çmendur”.
Ndërsa në vendin e tretë me 10 për qind renditen vëllëzëtit korçarë Endri dhe Stefi me këngën e tyre ‘E prek Magjinë”, dhe po më kaq për qind NRG Band me këngë “Gocat me Martini”.
Më poshtë sondazhi vijon me Samanta Karavello 8 për qind, Rovena Stefa 8 për qind dhe Kastro Ziso & Rea Nuhu, po 8 për qind. Çiljeta vijon klasifikim e sondazhit me 5 për qind, Elhaida Dani 5 për qind, Stresi ft Anxhelo Koçi & Flor Bana me 5 për qind, ndërsa në fund Lindi Islami me 3 për qind.
Pas këtij votimi publik të ndjekësve të Bordo, le të presim vendimin për këngën fituese, e cila shpresojmë të jetë sa më pranë dëshirave të ndjekësve të këtij evenimenti.