Artisti i njohur i humorit Elvis Pupa, ka thyer më në fund heshtjen duke pranuar të tregojë nëse do të kthehet sërish apo jo me programin e tij, sezonit e të cilit e mbylli në Qershor në Digitalb.
Gjatë një intervistë për INTV, ai ka pranuar se ka në dorë një projekt të ri televiziv, i cili do të ketë një emër të ri, por edhe do të vijë i rikonceptuar, pra krejt ndryshe nga ato që kemi ndjekur deri tani.
Aktori nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj përsa i takon ekranit ku pritet të shfaqet, edhe pse pak kohë më parë u përfol, se opsioni i mundshëm do të ishte Televizionit Publik Shqiptar.
Por ama diçka ka bërë përshtypje në lidhje me projektin e tij të ri. Ashtu si edhe vitet e shkuara, kur shfaqjet e tij kishin bazë edhe muzikën, duket se Elvisi nuk ka hequr dorë prej saj. Për INTV ai ka pohuar se përveç humorit, në programin e tij të ri do të provojë edhe muzikën. “Unë jam rritur më muzikën, kam bërë edhe shkollë muzikë”-ka thënë Pupa. Të presi, se çfarë do të sjellë Elvis Pupa ndryshë këtë herë.